Atentati ndaj kryetarit të Haraçinës, Portali X publikon momentin kur sulmuesi largohet nga vendngjarja
Kryetari i komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibrahimi dje ishte cak i një sulmi me kallashnikov në hyrje të këtij vendbanimi në periferi të Shkupit, ku mbetën të plagosur dy persona nga stafi i tij.
Atentati ndodhi derisa kryetari ishte duke bërë disa mbikëqyrje të punimeve në një rrugë atje.
Mbi 20 të shtëna raportohet se janë dëgjuar nga vendi i ngjarjes.
Portali X ekskluzivisht ka publikuar një video ku shihet momenti kur sulmuesi largohet nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer sulmin me armë.
https://www.facebook.com/reel/382426541420399/?ref=embed_video&t=12