Asnjë afat konkret për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE

Të njëjtat pozita lidhur me datën e çeljes së negociatave të Maqedonisë me BE-në. Mbështetja ekziston, por ende asnjë afat, datë, apo modalitet i ri lidhur me mbajtjen e konferencës ndër-qeveritare e cila mbetet e kushtëzuar nga ana e Bullgarisë. Zyrtarët e BE-së thonë se nuk e dëshirojnë shkëputjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, por Maqedonia e Veriut duhet të kalojë përmes këtij filtri të fundit, konferencës ndërqeveritare.

Kishte një mbështetje të fuqishme për të thirrur konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur. E di që e prisni këtë prej shumë kohësh, 16 vjetësh. Mund të them se kishte një mbështetje të fortë, nga ministrat tanë që kjo konferencë të mbahet. Ata ishin të qartë, dua ta theksoj, se nuk ka mbështetje aspak për ndarjen nga Shqipëria, as nga institucionet e BE-së dhe as shtetet anëtare. Maqedonia e Veriut mund të mbështetet tek ne për mbështetje, kur bëhet fjalë për gjetjen e një zgjidhjeje për ta zhbllokuar rrugën evropiane.”- deklaroi Xhozef Borrel, Përfaqësues i Lartë i BE-së.

Edhe kryeministri, Zoran Zaev deklaroi me tone të fuqishme se përcaktimi i vendit është BE-ja dhe nuk ka rrugë tjetër. Ndërkohë, edhe ai pranoi se pavarësisht mbështetjes së kësaj perspektive, nga 27 ministrat e jashtëm, sërish vendi pret konferencën ndërqeveritare.

Nuk kërkojmë më shumë nga çfarë meritojmë, dhe kjo është mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejtë që është e mundur. Maqedonia e Veriut i ka përmbushur obligimet e saj dhe tani është koha që Bashkimi Evropian të realizojë vullnetin tonë.”- pohoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Maqedonia e Veriut e pret konferencën ndërqeveritareve prej kohësh, por problemi i identitetit dhe gjuhës me Bullgarinë e mbajnë peng pajtimin për mbledhjen e saj. Ndërkaq në Bullgari, zyrtarisht data e zgjedhjeve u shpall për në 11 korrik, ndërkohë që shpresat e autoriteteve të Maqedonisë për zgjidhje me qeverinë teknike janë të vobekta.