May 15, 2024
Maqedoni

ASH: Zv. Kryeministri i parë me fjalorë të degraduar dhe botëkuptim të kalbur politik

“Sipas Evropës, për të cilën BDI po na gënjen qe 20 vite, është joetike dhe gafë e madhe politike të ofendosh duke përdorur epitete raciste, veçanërisht kushtuar personave për të cilët dihet publikisht nacionaliteti i tyre.
Është edhe më raciste t’i ofendosh ata përmes përdorimit të epiteteve të etnive të ndryshme!
Ja pra kaq është niveli i tyre i kuptimit dhe perceptimit të “Evropës”.
Zv. Kryeministri i parë, me fjalorë të degraduar dhe botëkuptim të kalbur politik, bën demagogji për Evropën!”, kanw reaguar nga Aleanca për Shqiptarët.

Ky ishte postimi i Grubit që nxiti reagimin e ASH-së:

Hey MC Kresha
Po foli True story
Qaty t’majt te semafori
Money Heist ju hini njoni
Shuma afro nje milioni
Mos u alarmoni moni, se alarmi s’boni
200-inshet te verdha kallbllak i thirri minioni

Kënga Semafori me tekstin shumë të qëlluar iu dedikohet: Bill Rusit, Izet Afrikanit, Afrimi nuk e din as vet prej ku o se o habit, Arben Turkeminstanit, edhe njonit që s’ia din askush emrin, për krejt dashninë ❤️ dhe që mi sollën dhe dhuruan nga shoktë e tyre ruso-aziatiko-afrikan. A e dini atë, mungesa ime vërehet më shumë se prezenca juaj, unë edhe kur s’jam, ju më shihni n’ëndërr loqkomana, kiss e keni!”, kishte shkruar Grubi nga BDI.