ASH: VMRO-ja nuk mëson nga gabimet
Nga Aleanca për Shqiptarët u janë përgjigjur pyetjeve të OBRM-PDUKM-së në lidhje me vendimin e mundshëm të ASH-së për t’u bërë pjesë e Qeverisë.
Nga ASh thonë se partnerët strategjik të RMV-së, ata që kanë përkrahur në vazhdimësi rrugëtimin e vendit drejt NATO-s dhe BE-së presin nga faktori politik realizimin e ndryshimeve kushtetuese.
“Neve na vjen keq që OBRM-PDUKM ka harruar historinë e saj të afërt dhe nuk ka nxjerrë mësime nga gabimet e veta. Kalkulimet elektorale në çështje strategjike janë papjekuri politike për një parti që pretendon se është shtetndërtuese. Pyesim VMRO-DPMNE, cilat janë ato forca ose shtete që u kërkojnë atyre të kundërtën e kësaj dhe zbatimin e skenareve që shpien shtetit dhe rajonin në një rrugë të rrezikshme?”, thonë nga ASH duke shtuar se çdo skenar tjetër çon në izolim vendin.