Maqedoni

ASH/Taravari: Kuvendi verifikoi listat për deputetë

Kuvendi i ASH-së, krahu i Arben Taravarit verifikoi listat për deputetë në zgjedhjet e rradhës parlamentare, në kuadër të listave të përbashkëta të Koalicionit VLEN.  ASH e Taravarit do të ketë bartës liste në njësinë zgjedhore numër pesë. Në njësinë e gjashtë zgjedhore ASH do të ketë pozitën e tretë, të katër dhe të shtatë.
“Në zonën zgjedhore numër 5, bartës liste do të jetë Salim Sulejmani prej Strugë dhe në zonën zgjedhore numër 2, i dyti në listë do të jetë Rijad Shaqiri prej degës së Likovës dhe në zonën zgjedhore numër 1, kemi pozicionin 3 së bashku me Lëvizjen Demokratike do të cakojmë një kandidat së bashku, dhe pozicioni numër 4 është i ASH-së. D.m.th 5 vende të sigurta ose 6 të sigurta në 15 që i fiton koalicioni VLEN”, tha kryetar i ASH-së, Arben Taravari.