May 28, 2024
Maqedoni

ASH: Qytetarët pyesin pse nuk ka ndriçim në Strugë, komuna nuk përgjigjet

Prej më shumë se disa javësh Aleanca për Shqiptarët -Dega Strugë dhe Kryetari i Degës, Lulzim Nasufi kanë denoncuar problematikat me ndriçimin publik në territorin e Komunës së Strugës, shkruan Lideri.mk.

Sipas ASH, qytetarë nga të gjitha lagjet e qytetit dhe e gjithë rrethina na kanë njoftuar me shqetesimet e tyre që lidhen kryesisht me :

1. Mungesën e infrastrukturës- shtyllave dhe kandelabrave në rrugët dhe lokacionet ku ata banojne.

2. Amortizimi i pajisjeve dhe moszevendesimi i tyre.

3. Komuna e Struges nuk kthen pergjigje në kohë dhe në shume raste nuk kthen fare , asnjë fare shkrese lidhur me mënyren e qasjes në ndriçimin publik, ku fajesohet kontrakutesi privat ( Siti Lajt) a nga ana tjeter ky kontraktor i delegon serish fajet tek Komuna e Struges e keshtu qytetari ngelet ne mes te ketyre papergjegjesive.

4. Nuk ka as edhe nje sqarim se pse në disa lokacione vazhdon të racionalizohet ndriçimi publik me arsyetimin se jemi në krizë energjetike,kurse ne disa të tjera nuk ka ndërprerje aspak.

5. Mungesa totale e transparencës dhe llogaridhenies.

Kjo situate nuk mund te vazhdoje keshtu. Nese qytetaret do te injorhohen edhe me tutje nga Komuna e Struges, Aleanca per Shqiptaret Strugë do të kërkoje pergjegjesi në mënyrë ligjore.
Falenderojme çdo qytetar për denoncimet me materiale foto dhe video, si dhe i ftojme ata që të vazhdojnë te na i shprehin problematikat e tyre.