ASH: Papërgjegjësia e pushtetit lokal në Strugë nuk ka fund, qytetarët s’kane uje për pije
Reagim i Aleancës për Shqiptarët – Strugë
Papërgjegjësia e pushtetit lokal në Strugë nuk ka fund. Katër vite, qytetarët e Strugës ose nuk kanë pasur ujë për pije ose kanë pirë ujë të ndotur e të ndaluar për pije. Për këtë, askush deri sot nuk është përgjigjur.
E fundit është sot. Prej dy apo tre ditësh qytetarët e Strugës kanë shfaqur ankesa të shumta për ujë të papastër në çezmet e tyre dhe mungesë për orë të tëra. Për çudi, ndërmarrja që është kompetente për cilësinë e ujit, del me njoftim pas dy apo tre ditësh dhe pa pikë turpi jep njoftimin se qytetarët e Strugës prej dy ditësh janë duke pirë ujë të ndotur dhe të papërdorshëm në amvisëri. Tallje e hapur me jetën e qytetarëve.
Këta të paaftë e të papërgjegjshëm urgjentisht duhet të largohen nga institucionet e pushtetit lokal, të cilin e kanë vjedhur, rrjepur, keqpërdorur, shkatërruar e degraduar skajshmërisht. Qytetarët e Strugës e kanë në dorë fatin e këtyre të papërgjegjshmëve, që pushtetin e përdorin vetëm për t’u pasuruar e aspak për t’u shërbyer qytetarëve.