ASh në çdo situatë është në qeveri, ose tani, ose pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (VIDEO)
Përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët kanë shpjeguar arsyet përse kanë vendosur që të braktisin kampin opozitar dhe të rreshtohen në krah të partive në pushtet. Zëdhënësi i Aleancës, Arben Zeqiri, ka deklaruar se kërkohet të krijohet një stabilitet institucional. Kjo i bie që të ketë Qeveri me mbi 60 deputetë, një shumicë e cila do të betonojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
ARBEN ZEQIRI, ZËDHËNËS I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT
“Qëllimi kryesor përse ftohet Aleanca është që t’i jepet një stabilitet kësaj shumice. T’ju shkëputen shpresat atyre që mendojnë se mund ta rrëzojnë qeverinë aktuale dhe të sjellin një qeveri e cila nuk do ta pranonte marrëveshjen me Bullgarinë dhe të jepet një mesazh sigurie se nuk ka më hapësirë për ndryshime të mëdha dhe për kthim mrapa”
Zeqiri ka deklaruar gjatë një emisioni debativ në Radio Televizionin Publik, se futja e pritshme e Aleancës i jep një vit kohë kësaj Qeverie për të siguruar votat e nevojshme dhe ua humbë shpresat të gjithë atyre që në njëfarë mënyre u bëjnë presion deputetëve opozitarë, të cilët supoozohet se janë të gatshëm për të votuar ndryshimet kushtetuese.
Bisedimet për hyrjen e Aleancës në Qeveri janë intensifikuar ditëve të fundit. Kreu i partisë Arben taravari ka thënë se deri në fund të javës pret që të marrë ofertën fillestare për ndarjen e resorëve, por edhe zgjidhjet konkrete ligjore për të cilat janë dakorduar në negociatat joformale me LSDM-në. /SHENJA/
A është ASh gomë rezervë në qeveri? Kjo eshte pergjigja e zëdhënësit të Aleances (VIDEO)
Në momentet kur Alenca u deklarua se po negociojnë për hyrje në qeveri, të shumta ishin edhe reagimet që cilësuan këtë parti edhe si një gomë rezervë, e cila do ta mbushte zbrazëtirën e grupit të zjarrit në qeveru.
I pyetur në lidhje me këtë në emisionin Argument nga gazetari Ersan Pajaziti, zëdhënësi i kesaj partie Arben Zeqiri i cilësoi si absurde këto krahasime.
ASh në çdo situatë është në qeveri, ose tani, ose pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (VIDEO)
Zëdhënësi i ASh-së Arben Zeqiri ne emisionin Argument në TVM2 ka deklaruar se ASh do të jetë gjithsesi në qeveri qoftë tani, qoftë pas zgjedhjeve të parakohshme parlametare, pasi sipas tij anketat nxjerrin ASh-në dhe Lëvizjen Besa si fitues të zgjedhjeve të ardhshme. Ai madje tha se si subjekt partiak me shumë do tu konvenonte të qëndrojnë në opozitë, por per hir të procesit eurointegries po shqyrtojnë kyçjen në qeveri.