BallinaMaqedoni

ASH-krahu i Selës i reagon Taravarit: Jo be shoç, nuk është e vërtetë/fantashkencë

Nga Aleanca për Shqiptarët -krahu i Selës, kanë reaguar ndaj deklaratave të fundit të Arben Taravarit, i cili tha se nuk do të kalojë në ekzekutiv, në rast se banorët e Gostivarit detyrohen të dalin dy herë në zgjedhje lokale, në periudhë prej 1 vit e gjysmë, përcjell TV21. Nga ASH-krahu i Selës thonë se Taravari po bën moralistin, pasi që sipas tyre, VMRO-ja ka premtuar ndryshime ligjore me çka në vend të zgjedhjeve të parakohshme, do të ketë ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale.

“E vërteta e moralistëve të rrejshëm është se ata do të tërhiqen nga të qenurit kryetar komune pasi VMRO-DPMNE u ka premtuar ndryshime ligjore. Me çka, për pak ditë, do të ndryshohet ligji dhe në vend të zgjedhjeve të parakohshme në nivel komunal, do të kemi ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale. Deklarimet ndryshe janë veç për PR dhe mashtrim të bashkëpunëtorëve. Do të shohim edhe një herë që profesorë si Namik Durmishi, zv.kryetar komune, që edhe i takon të drejtojë Komunën e Gostivarit do t’i kërkohet të tërhiqet pasi nuk është i përshtatshëm për VMRO-në. Jo be shoç, nuk është e vërtetë/fantashkencë”, thonë nga ASH-krahu i Selës.