Maqedoni

ASH i reagon Agim Nuhiut: Tu ka trashë zullumi!

“Opozita i ka fajet”. Kjo është retorika më banale dhe përgjigja e vetme që dëgjojmë nga regjimi hibrid sa herë që përballen me
realitetin e hidhur për mënyrën se si kanë qeverisur vendin, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët ndaj zv ministrit të drejtësisë, Agim Nuhiu.
“Agim Nuhiu, t’u ka trashë zullumi! Pas 27 prillit, t’u shtua edhe 8 shtatori. Agim, e dimë që s’ke dëgjuar për dorëheqjen e as ne gjenin tuaj politik nuk e keni aplikuar moralin politik e njerëzor”, theksohet në reagim.
Aleanca për Shqiptarët kerkon nga Nuhiu të tregojë se deri ku kanë arritur hetimet për djegien e Spitalit modular në Tetovë. “Kush do të mbajë përgjegjësi për 14 jetë të djegura në zjarr?”, pyet ASH.