Maqedoni

ASH i dërgon prokurorisë hulumtimin e IRL për “Titanikun” në Çair

Aleanca për Shqiptarët deri tek Prokuroria Themelore Shkup, ka dorëzuar video materialin hulumtues për objektin “Titanik” që e publikoi IRL.

Bujare Abazi nga ASH thotë se Prokuroria Publike nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe është bërë krejtësisht e verbër para një objekti që banorëve të Çairit ua zë edhe diellin.

“Ne sot jemi këtu për ti dorëzuar prokurorisë video materialin në USB edhe pse prokuroria duhej të reagonte pas publikimit të skandalit. Por kjo prokurori si edhe shumë institucione të tjera duket që nuk ka kohë të merret me skandalet e pushtetit, pasi është e zënë duke ndjekur vetëm qytetarë të pafuqishëm politikisht dhe ata që nuk janë në një linjë me pushtetin.

Sidoqoftë ne do t’ua dorëzojmë materialin për t’ua marrë argumentin e fundit se nuk kanë qenë në dijeni dhe nuk do të dorëzohemi nga lufta për drejtësi edhe përkundër zhgënjimit nga këto institucione”, thotë Abazi.