Maqedoni

ASH: Grubi në vitin 2017 deri në fund mbronte koalicionin pro rus Gruevski-Ahmeti

Aleanca për Shqiptarët kaa reaguar ndaj deklaratës se zv/kryeministrit Grubi, i cili ka akuzuar se tentimi për rrëzimin e Qeverisë para vitit të ri ka qenë skenar rus.
Në reagimin e shoqeruar me një fotografi nga takimi Grubi-Mijallkov në hotel Marriot, ASH hedh poshtë akuzat e Grubit.

“Paska fol Artoni! Njeriu i cili në vitin 2017, deri në momentin e fundit mbronte koalicionin pro rus Gruevski-Ahmeti, me partner kryesor oligarkun e Putinit, Sergey Samsonenkon dhe që natën e 27 prillit përqafohej me djalin e Mijallkovit gjatë sulmit të përgatitur në Moskë e Beograd mbi tempullin e demokracisë”, përgjigjet ASH.

Tani me partnerë të ri, regjimi i BDI-së vazhdon avazin e vjetër të lidhjeve me anti amerikanë të njohur e të sanskionuar nga SHBA, duke u ndarë tenderë milionëshe kompanive të Dodikut dhe duke emëruar ambasador në OKB Fërçkovskin e padëshirueshëm në Uashington, akuzon ASH.

“Shumë shpejtë do të merr fund regjimi dhe partia që është e mbushur me njerëz dhe partnerë që janë në listën e zezë të SHBA-ve, listë kjo që së shpejti do të plotësohet edhe më shumë me emra të funksionarëve të tyre”, thuhet në fund të reagimit.