Maqedoni

ASH-AAA: Shqipja shkarravitet në tabela, funksionarët e BDI-së lavdërohen

Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët, dega në Çair, kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e tabelave në Shkup, ku gjuha shqipe ka qenë e shkarravitur. Ata me këtë rast kanë akuzuar funksionarët e BDI-së me gojën plotë lavdërohen se gjuha shqipe është zyrtare, por të njejtit nuk janë në gjendje të sigurojnë që në këto tabela të fiugrojë edhe gjuha shqipe.

Zudi Enuzi Koka, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa

“Këto tabela që shihni pas nesh, ku vërehet se gjuha shqipe është e shkarravitur me muaj e ndoshta edhe me vite të tëra qëndrojnë kështu dhe askush nuk ndërmerr asgjë për t’i pastruar e rregulluar. Përderisa funksionarët e BDI-së me gojën plotë lavdërohen se gjuha shqipe është zyrtare, të njejtit nuk janë në gjendje të sigurojnë që në këto tabela të fiugrojë edhe gjuha shqipe. Pas përdhosjes së madhe që i është bërë gjuhës shqipe ndër vite, ne iu bëjmë thirrje ndërmarrjeve “Rrugët Shtetërore” dhe “Rrugët e Maqedonisë së Veriut” por edhe Qytetit të Shkupit që të mundësojnë që këto tabela të jenë ashtu si duhet, pra edhe në gjuhën shqipe. Është për të ardhur keq se ky vandalizëm po ndodh në mënyrë konstante edhe atë mu në qendër të Shkupit, mu para institucioneve të rëndësishme të shtetit siç janë Kuvendi dhe Qeveria”

Enuzi Koka ka thënë më tej se njëkohësisht duan t’i përkujtojnë të gjithë vandalët se gjuhët janë vlerë dhe nuk duhet t’i pengojnë askujt, ndërsa veprime të këtilla nuk i kanë hije shoqërisë sonë që pretendon që të bëhet pjesë e familjes evropiane. Shkarravitja e tabelave në tre gjuhë në Shkup, por edhe qytete të tjera të vendit ka qenë një fenomen që është përsëritur për vite me radhë, ndërsa disa prej tyre ka ndodhur që të dëmtohen edhe më rëndë./SHENJA/