May 2, 2024
Maqedoni

ASH-AAA, pesë ankesa në KSHZ për Komunën e Dibrës

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) pesë ankesa për mbledhjen e rezultateve në Komunën e Dibrës. Sipas koalicionit, ankesat bazohen në disa shkelje si votimi i disa personave me letërnjoftim të skaduar, mungesa e firmave të anëtarëve të këshillave zgjedhor në procesverbale etj. Njëra nga ankesat ka të bëjë me pesë vendvotime në të cilat materiali i besueshëm zgjedhor nuk është dorëzuar në Komisionin Komunal Zgjedhor i mbështjellë me siguresat e nevojshme, ashtu siç e parasheh ligji. ASH-AAA besojnë se ankesat mund të ndryshojnë rezultatin zgjedhor në Dibër.