Maqedoni

ASH-AAA me kandidat nga diaspora në Komunën e Tearcës

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dega Tearcë sonte mbajti kuvendin e rradhës ku bazuar në marëveshjen ASH-AAA miratoi propozimin që kandidat i përbashkët për Komunën e Tearcës të jetë kandidati nga diaspora Nazim Taipi, thuhet në njoftimin zyrtarë në faqen e Aleancës për Shqiptarët Dega Tearcë, përcjell in.7.


Njoftimi i plotë:

Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët në Tearcë, bazuar në marëveshjen ASH-AAA miratoi propozimin që kandidat i përbashkët për Komunën e Tearcës të jetë kandidati nga diaspora Nazim Taipi.

Diaspora është një ndër shtyllat kryesore të kombit tonë dhe meriton të qeverisë vendlindjen.

Na priftë e mbara!/in7.tv/