September 8, 2024
Maqedoni

Artisti maqedonas: Shqiptarët një popull evropian i mrekullueshëm

Regjisori, producenti dhe drejtori i info qendrës maqedonase në Tiranë, Ohrigjanski Zllato thotë se shqiptarët janë një popull evropian i veçant dhe i mrekullueshëm, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Ne nëse ndahemi nga Shqipëria në rrugën tonë drejt Evropës, do të jetë një gabimi më i madh historik dhe fatkeqësi, mbane mend fjalën time. Ju nuk e njihni këtë popull evropian të shkëlqyeshëm dhe të veçantë, ju akoma udhëhiqeni nga të vdekurit në filmat jugosllav”është shprehur Ohrigjanski. (INA)