Kosovë

Arta Nitaj kërkon falje për videon e djeshme: “Jam besimtare islame

Nga ditëlindja e Butrint Imerit, qarkulloi një video në të cilën duke qeshur, Arta Nitaj thoshte se “po e falë sabahun” marrë shkas nga veshja me një mbulesë në kokë.

Momenti ngjalli shumë diskutim në rrjet duke u konsideruar si një ofendim për besimtarët musliman.

Video u fshi më pas nga Butrinti, por ajo veçse e kishte bërë xhiron në rrjet.

E gjendur në “zjarrin” e kritikave, Arta Nitaj ka reaguar.

Përmes një shkrimi publik në rrjete sociale, ajo është shprehur:

“Ajo është shprehur se është “besimtare e palëkundur në Zot e në fenë islame. Të gjithë juve që u ndjetë të fyer ju kërkoj shumë falje. Ajo që po supzohet që unë e kam bërë nuk ka shancë me ndodhë prej meje asnjëherë”.

Bukuroshes duket se i ka mbetur hatri edhe në mediat. Me ironi, është shprehur se “i kupton”.

Reagimi i plotë i saj, në vijim.