Diaspora

Arta Kallaba, shqiptarja e suksesshme në Nju Jork

Shqiptarja Arta Kallaba është regjisore e filmave të suksesshëm dhe dizajnere e modës shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Ajo është themeluesen e markës ikonike të modës Arta Kallaba-New York, e njohur për thurjen e saj moderne të punuara me dorë, duke ndërthurur traditat kulturore dhe artizanale me trendet dhe thjeshtësinë moderne.

Regjisorja shqiptare (me prejardhje nga Maqedonia e Veriut v.j.), Arta Kallaba, prej kohësh jeton në Nju-Jork.

Kujtojmë se filmi me metrazh të shkurtër “Butterfly”, regjisore e të cilit është Arta Kallaba, është nominuar në tri festivale dhe gjithashtu është vlerësuar me çmime. /Albinfo.ch