May 2, 2024
Maqedoni

Arsovska: Zaev dhe Shilegov bënë fushatë të zezë, por do të humbin

Kandidatja e pavarur e cila garon për qytetin e Shkupin Danella Arsovska e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE tha se vota e qytetarëve vendos për të ardhmen e Shkupit. Arsovska përmend edhe “fushatën e zezë” në të cilën thotë se janë përfshi edhe kryeministri, edhe kryetari i qytetit të Shkupit, të cilët sipas saj për fituar pikë politike bëjnë gjeste të ulëta.

DANELLA ARSOVSKA- KANDIDATE PËR QYTETIN E SHKUPIT

Kemi parë që për disa njerëz karriera politike është më e rëndësishme se qytetarët. Pamë një fushatë shumë të zezë të iniciuar nga kryetari në largim ku u përfshi edhe vetë kryeministri. Ne pamë një fushatë të zezë, të turpshme me gënjeshtra, dokumente të falsifikuara, madje edhe kërcënime personale kundër meje dhe familjes sime. Por unë nuk kam frikë. Ne, qytetarët e Shkupit, nuk kemi frikë. Sepse askush nuk mund ta ndalojë ndryshimin e shprehur me vullnetin e popullit.

Danella Arsovska në rrethin e parë fitojë rreth tetë mijë vota më shumë se kundër-kandidati i saj Petre Shilegov.