April 29, 2024
Maqedoni

Arsovska: Qyteti i Shkupit mundet edhe pa transportuesit privatë, nuk i kemi borxh askujt

Transportuesit privatë në Shkup ende pa zgjidhje. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot tha se qyteti mundet edhe pa transportuesit privatë, përcjell TV21. Arsovska theksoi se të njëjti nuk janë paraqitur në shpalljen për marrjen e licencës për punë ndërsa paralajmëroi se qyteti do të furnizohet me autobusë të ri ekologjik.

“Qyteti i Shkupit mundet edhe pa transportuesit privatë. Po e organizojmë transportin publik, po bëjmë reforma në transportin publik, do të hyjmë në procedurë për furnizim me autobusë të ri, autobusë ekologjik, diçka që e mbështet edhe Këshilli i Qytetit të Shkupit për vitin e kaluar dhe me vetë atë që janë thirrur që të paraqiten në shpallje si transportues, personat juridik vendas dhe ta bëjnë këtë punë, nëse duan, me ndershmëri, ndërsa askush nuk është paraqitur, kjo flet shumë”, tha Arsovska.

E pyetur për arsyetimin e transportuesve, të cilët thonë se nuk janë paraqitur në shpallje për shkak se Qyteti i Shkupit u ka borxh, Arsovska tha se institucioni që drejton ajo nuk i ka borxh askujt.

“Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë borxh, të kuptohemi. Qyteti i Shkupit jep leje për kryerje të transportit publik, këta persona e kanë shkelur atë marrëveshje, nëse duan të punojnë me ndershmëri do të paraqiteshin”