Arsimi nuk mund të përmirësohet nga ata që e kanë shkatërruar
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Ka një kohë të gjatë që arsimi shqip në të gjitha trojet tona është duke lënguar dhe sa herë që vijnë e shkojnë qeveritë premtohet se arsimit do të jepet një rëndësi e madhe që të marr vlerën të cilën i takon të e ketë. Secili ministër që vjenë me ndrrimin e qeverive premton aq shumë me fjalë, por në vepër nuk ndryshon asgjë që të kemi një arsim cilësor që nga shkollimi fillor, ai i mesmi dhe i larti.
Sa e sa vite flitet se arsimi në shoqëri duhet të jetë shumë cilësor, sepse mu nga institucionet arsimore duhet të dalin kuadro të mirëfillta nga të gjitha profesionet që në të ardhmën të kemi kuadro të shëndosha që do i shërbejnë kombit, popullit dhe mbarë shoqërisë, por një gjë e tillë vetëm po flitet dhe po shkruhet në letër dhe asgjë nuk po shihet në vepër.
Sipas mendimit tim arsimi nuk mund të përmisohet nga ata të cilët e kanë shkatrruar, kështu që nga njerëz të tillë që me vitet të tëra udhëheqin arsimin dhe vetëm ndrrojnë zyrat nga një zyre në zyrën tjetër nuk mund të presim asgjë.
Unë kurr nuk pres nga individë të cilët me vite të tëra në Maqedoninë Veriore nga individët të cilët kanë udhëhequr në sektore të ndryshme në arsim që të bëjnë ndonjë ndryshim ose përmisim për një arsim cilësor dhe njëherë e përgjithmonë arsimi të e gjejë vendin të cilin e meriton.
Ndryshime dhe cilësi nuk kam pritur asnjëherë dhe nuk pres edhe sot nga ata ( ato) që e kanë shkatrruar arsimin të e rikthejnë në binarët e vet, sepse të tillët që me vite të tëra janë në krye të këtyre institucioneve arsimore që nga shkollimi fillor, ai i mesëm dhe i lartë janë shumica prej tyre që e kanë sjellur arsimin shqip në këtë gjendje ku gjendet sot dhe mu këta të e përmisojnë.
Ky ësht një absurd mbi absurdin. Disa prej tyre nuk kanë aftësi të e bëjnë një gjë të dillë, ndërsa të tjerë janë të koruptuar deri në palcë dhe po të njejtit mbajnë pozita të larta në institucione arsimore dhe ne presim që të tillët do të sjellin ndryshime dhe arsim cilësor.
Në institucionet arsimore duhen duhet të punojnë dhe të udhëheqin njerëz të aftë, të ndershëm, të pakorruptuar dhe jo të dërgohen nga partitë politike njerëz të tillë, por me institucionet arsimore duhet të udhëheqin ata ( ato) që meritojnë.
Njëherit në arsim nuk duhet të i lejohet të punojnë edhe individ të cilët është turp të mësojnë dhe edukojnë gjeneratat e reja kur vet ata nuk posedojnë dituri, edukatë,sjellje, moral etj.