Kosovë

Arrijnë në Kosovë edhe mbi tre mijë doza të vaksinës Pfizer

Në mbrëmje në Kosovë kanë arritur edhe mbi tre mijë doza të vaksinës “Pfizer”.

Këto doza janë pjesë e donacionit prej 95 mijë dozash që Bashkimit Evropian do t’i dhurojë Kosovës.

Kështu bën të ditur për klankosova.tv burime nga Ministria e Shëndetësisë.

E ndërkaq gjatë ditës nga Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se të mërkurën do të arrijnë edhe 38 mijë e 400 të AstraZeneca në kuadër të COVAX.

“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozavë të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.