Maqedoni

Arrestohet serbi në Maqedoni, për krime të luftës në Kosovë

Mediet serbe kanë njoftuar arrestimin e një serbi në Maqedoni, përkatësisht në Kumanovë, bazuar në fletarrestimin e lëshuar nga UNMIK-u, ka njoftuar “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Mësohet se në Kumanovë është arrestuar serbi i zhvendosur nga Prishtina me inicialet D.M. (52 vjeçar) nënshtetas i Serbisë, shkruan gazeta serbe, i dyshuar për krime lufte të kryera në Kosovë.

Personit të arrestuar i është caktuar paraburgimi ekstradues në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa sipas urdhëresës së gjyqtarit kujdestar është dërguar në burgun e Kumanovës.

I dyshimti për krime lufte D.M. mësohet se është arrestuar në kalimin kufitar, kur po udhëtonte me bashkëshorten për pushime në qytetin e Ohrit.

Avokati i të arrestuarit D. M. Ka kërkuar që klienti i tij të lëshohet në liri, e ai vet ka mohuar akuzat që ngarkohet për vrasje dhe lëndime të kryera trupore ndaj palës së tretë

Kundër vendimit për dërgimin në burgun ekstradues pala ka afat ankese brenda 48 orëve.