Maqedoni

Arrestohet një person nga Sllupçani, ka transportuar emigrantë

Me 12 mars 2023 J.Z (27) nga Sllupçani, komuna e Likovës është privuar nga liria, pasi me një automjet të tipit Opel po transportonte 11 emigrantë (3 nga India, 5 nga Pakistani dhe 3 nga Afganistani).

Më datë 12.03.2023 rreth orës 00:25 në magjistralen A1 Negotinë-Veles me sinjalizim të policisë për të ndaluar veturën personi në fjalë ka ikur, duke humbur më pas kontrrollin e veturës dhe në afërsi të Velesit është përmbysur. J.Z. dhe tre persona migrantë me lëndime trupore të lehta janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles për ndihmë mjekësore dhe më pas J.Z. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor Veles për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa mërgimtarët janë strehuar në Qendrën e Përkohshme Transitore Vinojug.

Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.