May 19, 2024
Maqedoni

Arrestohet një grua 55 vjeçare nga Shkupi për alarmet me bomba në shkolla

Më 12.01.2023, zyrtarët policorë kanë arrestuar A.K.(55) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se më datë 11.01.2023 ajo nga celulari ka telefonuar Drejtorinë për Zbulim Financiare në Shkup dhe ka raportuar rrejshëm se në shkollat ​​e Shkupit janë vendosur mjete shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së thirrjes, janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet përkatëse dhe është konstatuar se alarmi ka qenë i rremë, kurse A.K. (person me probleme shëndetësore) u gjet dhe u arrestua.

Është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse, njofton MPB.