April 29, 2024
Maqedoni

Arrestohet një 20-vjeçar në Strumicë për prodhim të lëndëve narkotike

Sot policia ka realizuar bastisje në shtëpi dhe në hapësira të tjera në pronësi të O.I.(20) nga fshati Svidovica të Strumicës.

Gjatë bastisjes që u realizua me urdhër të gjykatësit të Gjykatës Themelore të Strumicës, është gjetur marihuanë dhe bimë të kanabisit.

Siç qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas dokumentimit të tërësishëm të rastit deri te Prokuroria Publike do të parashtrohet kallëzim penale.