Arrestohet nëna 42 vjeçare, detyronte vajzën e mitur në prostitucion 4 vite me radhë
Policia e Sveti Nikollës, ka bërë kallëzim penal kundër dyzet e dyvjeçares LJ.N. (42) nga Sveti Nikolla, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se ka kryer veprën penale “neglizhencë dhe keqpërdorim të fëmijës”.
Ajo në periudhën nga viti 2020 deri më 24.10.2024 e ka detyruar vajzën e saj të mitur në prostitucion, në shkëmbim të kompensimit material.