Maqedoni

Arrestohet femra e rrezikshme nga Shkupi, dërgohet menjëherë në burg

Një femër me iniciale O.L. është arrestuar në rrugën “Treta Makedonska Udarna Brigada”, pasi kërkohej me fletëarrest. 37 vjeçarja nga Shkupi është kërkuar për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 1 viti e gjysëm, për shkak të veprës penale e dënuar në bazë të Nenit 236 të Kodit Penal. Menjëherë pas arrestimit, ajo është dërguar në burg.