Arrestohet banori nga Haraçina, kërkohej me fletarrest ndërkombëtar
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06.45, efektivët policor nga Njësia për Punë të Brendshme Kisella Vodë në bashkëpunim me Njësinë Speciale Antiterroriste kanë privuar nga liria një person nga Haraçina, i cili është kërkuar me flet arrest ndërkombëtar.
“Në një objekt në fshatin Haraçinë është arrestuar S.J (43) nga Haraçina. S.J është kërkuar me fletarrest ndërkombëtar dhe me urdhër për vuajtje të dënimit me burg 3 vite, 5 muaj e 8 dite nga burgu Idrizovës. Ndërkohë që personi në fjalë është i dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për tregti ndërkombëtare të lëndëve narkotike. S.J do të dorëzohet në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.