Maqedoni

Arrestohet Agim Krasniqi dhe tre persona tjerë

Në Ferizaj sot janë arrestuar katër shtetas të Maqedonisë, tre për të shtëna me armë zjarri, ndërsa një është në kërkim me urdhër. Bëhet fjalë për personat në vijim Besim Krasniqi, Agim Krasniqi dhe Sead Ramadani të cilët tani janë në paraburgim, ka raportuar Telma.

Siç ka bërë të ditur policia e Kosovës, tre persona janë arrestuar për “vrasje të mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”, ndërsa njëri ishte në kërkim me fletarrest ndërkombëtar.

Sipas policisë, tre personat e parë kanë marrë pjesë në një zënkë që ka ndodhur më 17 tetor të vitit të kaluar në Ferizaj, ku ka pasur edhe të shtëna me armë.

“Dje rreth mesnatës njësitet policore kanë ndalur një “Audi” me targa të Maqedonisë në Ferizaj dhe gjatë kontrollit dhe kontrollit të veturës janë gjetur tri armë dhe një sasi e caktuar municioni”, njoftoi policia.