Arrestohen pesë të mitur nga Shkupi për vjedhje
Me datë 28.10.2023 në ora 21:15 në zonën e Draçevës, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria pesë të mitur nga Shkupi.
Atyre iu gjetën dhe u sekuestruan disa objekte, të cilat dyshohet se janë të veprës penale “vjedhje e rëndë”, dhe te njëri prej tyre u gjet dhe u sekuestrua një thikë. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës.