Arrestohen një kosovar dhe bashkëudhëtarja e tij, deshën të futen me”pluhur” në Maqedoni
Me datë 07.10.2023 në ora 19:30 në vendkalimin kufitar “Bllacë”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria M.H. (46) dhe bashkëudhëtaren e tij L.H. (24). Tek M.H. është gjetur dhe konfiskuar materie pluhur, kurse te L.H. u gjet dhe u konfiskua një peshore dixhitale, transmeton Lideri.mk.
“Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, njoftoi policia./Lideri