Arrestohen 18 persona për kontrabandë të veturave në vlerë 500 mijë euro, pesë janë policë
Prokuroria Themelore Publike ka inicuar procedurë ndaj 20 personave për kontrabandë me vetura luksoze. Pesë nga personat për të cilët ka nisur procedura hetimore janë punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton Lideri.mk.
– Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur procedurë hetimore për veprën penale kontrabandë, fshehje e mallrave të cilat i nënshtrohen kontrabandës dhe mashtrimit doganor, falsifikimi kompjuterik dhe falsifikimi i dokumenteve, por edhe fshehja e sendeve që kanë të bëjnë me kontrabandë, madje edhe keqpërdorim të dhënave personale – tha Natasha Saramandova, prokurore publike./Lideri