Maqedoni

Arrest shtëpiak për 64 vjeçarin që shkaktoi aksidentin me tre viktima në lumin Lepenc

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak, si dhe masë shtesë të kujdesit, konfiskim i udhëtimit dhe i një dokumenti tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, gjegjësisht ndalim për dhënien e një të reje si dhe ka lëshuar urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion, kanë njoftuar nga Prokuroria Тhemelore Publike Shkup.I dyshuari 64-vjeçar nga Shkupi, më 17 qershor, në rrugën kryesore Shkup – Bllacë në drejtim nga jugu në veri, drejtonte veturën e pasagjerëve “Volkswagen Turan” me targa të Shkupit.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE, SHKUP

“Kur ka dalë para tunelit të Bllacës, ku qarkullimi rregullohet me sinjalistikë të komunikacionit për shkak të punës në rrugë, ka ndërmarrë aksionin e parakalimit të një kolone automjetesh që lëviznin në të njëjtin drejtim. Në momentin e tejkalimit ka pasur kontakt në mes të tij dhe një veture “BMW” me targa të Kosovës, e cila lëvizte si automjeti i tretë në kolonën që i dyshuari po parakalonte”.

Si pasojë e përplasjes vetura BMW ka dalë nga rruga dhe ka rënë në shtratin e lumit Lepenc, ndërsa vetëm njëri nga pasagjerët ka arritur të dalë nga automjeti ndërsa trupat e vdekur të tre të tjerëve janë gjetur të nesërmen . Prokurori publik gjatë procedurës hetimore, do të dëgjojë dëshmitarët dhe do të urdhërojë disa ekspertizë për shqyrtimin e plotë të ngjarjes dhe arsyet e kontaktit mes dy veturave.

Sot në orën 18:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës do të bëhet varrimi i tre anëtarëve të familjes Pacolli që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik.