July 1, 2024

Shkruan: Fatmir Limani

Në periudhën e viteve te 80-ta, pas demonstratave te organizuara në Prishtinë, filluan edhe diferencimet e profesorëve në të gjitha nivelet e mësim-edukimit, për të cilët UDB-ja, vlerësonte se janë në përbërje të organizimeve krye-ngritëse të rrebelimit studentor.

Diferencimet u përcollën me maltretime, kushtëzime, burgosje, vrasje dhe dëbime të të gjithë atyre që ishin bërë pjesë e Lëvizjeve, për çlirim, liri, republikë, mëvetësi dhe bashkim kombëtarë.
U burgosën me qindra studentë e profesorë dhe u larguan nga vendi me mijëra atdhetare e atdhetarë, të cilët ndër dekada u organizuan, punuan, jetuan dhe vepruan larg vendlindjes.

Për të kontrolluar dhe dirigjuar nga afër patriotët dhe organizatat që përbashkonin shqiptaret nga të ashtuquajturat “Klube Jugosllave” në struktura të mirëfillta të Lëvizjeve Kombëtare, shërbimet sekrete rekrutuan pionerët jugosllav, të cilët do t’i përcillte me mison të caktuar operimi si të instaluar mbrënda kryesive të Organizatës së Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës.

Misionarët e këtillë do të ndiqnin nga brenda dhe raportonin në bazë (UDB-Beligrad) të gjitha nismat, të cilat shpienin drejt organizimit të luftës, për çlirim, liri dhe bashkim kombëtar.
Në dy dekada të njejtët (pioneret) e rekrutuar do të krijonin çerdhe të shumicës brenda kryesive që në momente vendimtare të sjellin vendime, të cilat do të ndryshonin rrënjësisht kahjen e zhvillimeve në vendin tonë.

Lëvizjet e krijuara mbi bazën e teorive të zhvillim-organizimit dhe luftës për bashkim kombëtar do t’i “pritnin rrugën” dy-vota kundër-pro (të ditur me proçesverbal) që rrëzuan nga pozita udhëheq’se Fazli Veliun “DAJA”, dhe emërimin në krye të Lëvizjes Popullore të Kosovës, të Bedri Islamit (i shfrytëzuar pavetëdijshëm, për qëllime të caktuara).

Nga ky moment ngjarjet në vendlindje do të merrnin kahje të kundërt organizimi dhe lufta do të zhvillohej nga koncepti i kryengritjes për bashkim në rrafshin e projektit serbo-sllav të një kryengritje, për liri dhe të drejta të shqiptarve në kuadër të një Jugosllavie të Re, i cili u promovua si Projekt i “Ballkanit të Hapur” në Samitin e Ohrit nga pinjoll-pioneri Ali Abaz Ahmeti, i cili në kishte përkrah pasardhësit (e mësuesve) SOROS, KOVAÇESKI, RAMA, VUÇIÇ DHE ABAZOVIQ.

Me infiltrimin e nxënësve të rekrutuar nga shërbimet jugosllave u shua edhe një ëndërr, bashkë me shkatërrimin e Lëvizjes Popullore, e cila luajti rol të rëndësishëm në krijimin e Ushtrive Çlirimtare, të cilat në momente kyçe u shfrytëzuan nga shërbimet që në maja të tyre emëruan njerëz të rekrutuar që lufta të zhvillohej në rrafshin e liri të drejtave dhe larg betimit dhe vetëflijimit, për çlirim e bashkim kombëtar.

*Ps: Pjesë nga shkrimet e ditarit të bazuar në përgjime, proçesverbale dhe zhvillimet dy dekadore, të cilat konfirmohen me orientimet e politikave të spastrimit etnik që zhvillojnë të rekrutuarit e Ilia Garashaninit dhe Vaso Çubrilloviqit !

26 Gusht, 2023
(Vendlindje)

F. B. L.