Arjanit Hoxha: Nuk do të lejojmë që opozita dhe Mickoski t’ia presin krahët shqiponjave
Nga tubimi përmbyllës i Frontit Europiam në Tetovë, Arjanit Hoxha tha se nuk do të lejojnë që opozita së bashku me Mickosin t’ia presin krahët shqiponjave dhe kërkoi nga qytetarë, që më 8 maj të vërshojnë vendvotimet.
“Nuk do të lejojmë këta në opozitë që me ndihmën e Mickoskit t’ia presin krahët shqiponjave. Më 8 maj të japim mesazhin e fuqishëm, goditjen e fundit duke i treguar se as klithjet e Bilall Kasamit e as zëri i bretkosës nga bunari i Afrim Gashit e as ata të tjerët që i ndryshojnë qëndrimet 5 herë brenda ditës, nuk mund të ndalin vullnetin e shqiptarëve”, tha Hoxha.