May 14, 2024
Maqedoni

Ardita Sinani filloi mandatin si kryetare e Preshevës, Shqiprim Arifi nuk bëri pranim dorëzimin

Sot, në shoqërimin e Zëvendës kryetarit të Komunës, z.Ragmi Mustafa dhe të kryetarit të Kuvendit Komunal, z.Sami Salihu; me bashkëpunëtorë, fillova zyrtarisht detyrën e kryetares së Komunës së Preshevës.

Më vjen keq që ish-kryetari i Komunës nuk mori pjesë në pranim-dorëzimin e detyrës dhe të dokumentacionit teknik e administrativ. E kuptoj egon personale dhe qëllimin për ta vështirësuar punën e zyres së Kryetares së Komunës. Por, pranim-dorëzimi nuk është çështje shtrëngim duarsh.

Pranim-dorëzimi është kulturë (e vazhdimësisë) institucionale dhe tregues i potencialit tonë demokratik. Shprehje se e duam Preshevën, interesin e saj publik dhe qytetar, më shumë se veten.

Sidoqoftë, qeverisja jonë e re është e përkushtuar për vazhdimin e punëve të mira dhe ndalimin e vendimeve të dëmshme, si dhe për fillimin e reformave gjithëpërfshirëse.
Presheva bëhet bashkërisht.

Ardita Sinani, kryetare e re e komunës së Preshevës