Diaspora

Ardiana Mustafa, zëri i fuqishëm shqiptar në politikën zvicerane

Ardiana Mustafa është shembulli i femres së shkolluar, të integruar, me vizion e objektiva të qarta. Është një nga shqiptaret e sukseshme në Diasporë, që po hapëron guximshëm në politikën zvicërane, me qëllime pozitive dhe që do të kontribuojnë edhe në avancimin dhe integritetin e komunitetetit shqiptar atje. “Dashuria për politikën më është ndezur që në moshë të re. Me politikë jam marrë që në moshën 12-vjeçare. Kam marrë pjesë në seanca të ndryshme të Parlamentit të Fëmijëve dhe të të rinjve ndër vite dhe dalë ngadalë jam përfshirë aktivisht”, thotë Ardiana Mustafa, e cila ka një garë para vetës, pasi po kandidon si Deputete në Këshillin e Madh të Kantonit Aargau. Fokusi i shqiptares së sukseshme, janë, më pak taksa, më shumë siguri, ⁠më shumë ndihmë për familjarët. Shqiptarja liberale në Zvicër flet në “Kosovare” për vetën, punën dhe jetën e saj.

-Kush është Ardiana Mustafa?

Jam 30 vjeçare e lindur dhe e rritur në Zvicër. Kam lindur në Biel/Biennen, qytet shumë i bukur, ndërkaq aktualisht jetoj në Zofingen, ku edhe jam aktive politikisht.

-Cili është shkollimi dhe eksperiencat tuaja në fushën profesionale?
Për komuna të ndryshme punoj si drejtoreshë e shërbimeve sociale, eksperte dhe specialiste në të gjitha fushat e sistemit të sigurimeve shoqërore. Falë ekspertizës sime, unë mund ta ndihmojë komunitetin e të siguruarve, në kontributet e tyre, përfitimet, vlerësimin dhe financimin e përgjithshëm. Kam përfunduar në mënyrë profesionale dhe CAS-lidership dhe kam një përvojë të gjatë sociale-profesionale. Po ashtu punoj si përkthyese në polici.

-Nga cilat gjuhë përktheni në polici?
Në polici i përkthej gjuhët, shqip, frëngjisht dhe anglisht.

-Ardiana, një emër i ri ne poliken e Zvicrës. Pse zgjedhe të jesh e përfshirë në këtë fushë?
Unë jam brezi i tretë në Zvicër dhe pak shqiptarë janë të përfshirë në politikë. Unë, dua të jap kontributin tim që zëri i shqiptarëve të dëgjohet më shumë në politikën zvicëriane.

-Cili është qëllimi, vizioni e misioni juaj në politikë?
Unë, besoj në qëllimin e partisë liberale FDP, në atë se çfarë edhe e përfaqësoj me bindjet dhe vlerat e mija. Vizioni dhe misioni im është ti ndihmoj qytetarët të kenë më shumë siguri, më pak taksa dhe më shumë ndihma për familjarët.

-A e ke ditur dikur që në të ardhmen jeta jote do të jetë e lidhur me politikën?
Po, e kam menduar qysh në moshë të re se në të ardhmen një pjesë e jetës sime do të jetë e lidhur me politikën. Kam besuar në vetën time dhe po shpresoj që do të ia arrijë qëllimit.

-Ju me 20 tetor të këtij viti keni një garë para vetës. Për çka është fjala?
Në garën që unë kam para vetës kandidoj si Deputete në Këshillin e Madhë të Kantonit Aargau.

-Cilat janë objektivat tua, programi yt në pak fjalë?
Jetesë më e mirë për qytetarët që unë përfaqësoj, siguri më e madhe për familjet dhe më pak taksa. Do të angazhohem plotësishtë në objektivat dhe programin tim

-Është e vështirë si një grua e re në politikë?
Është e vertetë që ka sfida të veçanta për gratë në politikë, por gjithnjë e më shumë gratë po shfaqin aftësitë e tyre në këtë fushë. Është e rëndësishme që gratë të kenë mundësi ti shprehin mendimet dhe të kontribuojnë në vendimmarrje politike.

-A beson ne fitore?
Besoj në platformën politike dhe vizionin që ne si parti ekemi dhe atë që unë e përfaqësoj. Shprehë besimin tim në fitoren tonë dhe i mbështesë bindjet dhe vlerat që partia ime përfaqëson.

-A beson dhe shpreson në votën e shqiptareve?
Besoj shumë tek shqiptarët dhe besoj që ata do ta bëjnë vendimin e duhur duke më mbështetur me votën e tyre.

-Thirrja jote?
Votoni për mua, votoni për ju.

-Çfarë mendimi ke për politikën në Kosovë?
Politika në Kosovë po zhvillohet në drejtimin e duhur, dhe unë shoh të ardhme të ndritur në politikën kosovare. Jam jashtëzakonishtë e kënaqur që e kanë marrë Zvicrën si shembull

-A do të bëheshe pjesë e skenës politike shqiptare në Kosove?
E ardhmja është e paparashikueshme, por nëse do të bëhesha do ta mendoja dhe bëja më të mirën për popullin tim.

-Jeta jote private?
Jeta ime për momentin është e fokusuar në punë dhe politikë, kohën e lirë e kaloj me familjen time dhe me zhvillimin tim personal e profesional.

-Mesazhi?
Me shpresën, besimin dhe punën time, them se do të ia arrij qëllimit të jap shembullin më të mirë për popullin e Zvicrës dhe qytetarët e saj. Qytetarët i shikoj si obligimin tim moral dhe personal dhe besoj se ata do të më përkrahin në rrugëtimin tim me votën e tyre.

Nderim Neziri