Arbër Zaimi: Vuçiç po planifikon të vrasë 5-6 serbë në Veri
Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, thotë se plani i Vuçiçit para takimit në Bruksel është që të shkojë në bisedime duke bartuar emra të vrarësh me vete.
Deklarata e Zaimit vjen pasi presidenti serb tha se Prishtina po planifikon “të vrasë 6-10 serbë të armatosur që mund të rezistojnë me armë në veri”.
Një skenar i tillë, thotë Arbër Zaimi, është i Aleksandar Vuçiç, për të nxitur tensione mes dy vendeve.
“Vuçiqi kur po thotë se “Kosova dëshiron të vrasë 6-8 serbë që veprojnë të armatosur në veri të vendit”, tregon planin dhe objektivin e vet. Disa serbë të armatosur të cilët terrorizojnë popullsinë vendase, që gjuajnë me armë kundër policisë e cila patrullon kundër kontrabandës, që gjuajnë me shuplaka para syve të fëmijëve familjarët që udhëtojnë me makina, Vuçiqi po dëshiron t’i shpallë martirë para vaktit. Ai ka nevojë që në Bruksel të marrë me vete emra të vrarësh, sepse argumente nuk i kanë mbetur më”, ka shkruar ai.