Arbër Xhaferi na e zbardhi fytyrën shqiptarëve të Maqedonisë në mbarë trojet, nuk ia ditëm vleftën sa ishte gjallë
Shkruan: Ejup Berisha
Arbër Xhaferit të madh nuk iu zvoglua vlera dhe rëndësia as pas ikjes së tij në amshim. Ishte nderë dhe kënaqësi që e kishim këtë kolos të madh të dijes në mesin tonë. Arbri na e zbardhi fityrën dhe na e rriti autoritetin tonë në çdo fjalë dhe në secilin debat ku merrte pjesë. I njejti nuk ka vdekur edhe pse nuk ka mundësi që të na flet direkt por fjala e tij akoma vazhdon që indirekt të ketë peshë dhe ta zgjon interesim dhe kureshtjen e opinionit më të gjërë intelektual. Kjo do të thotë se ajo ka plot peshë dhe rëndësi të veçantë. Xhaferi na e la amanet trurin e tij apo trashëgiminë e ideve, teorive dhe të koncepteve shkencore të cilat i ka prezentuar shume shpesh para neshë. Si një doktor i teorisë politike i njejti me plot të drejtë dhe me saktësi i identifikoi sëmundjet dhe anomalitë e politikës vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Fatkeqsishtë nuk arriti ti merr votat e mjaftueshme të shqiptarëve të RM-së në politikë sepse shumica e jonë nuk e kuptonim sa duhet dhe si duhej të kuptohej Arbëri. Kjo ndodhi pasiqë ne si komb nuk e duam dhe nuk e përkrahim intelegjencën, shkencën, dijen dhe njeriun e ditur. Por shumica e jonë e duam te paditurin,injorantin, shpirtligun dhe zemerziun në politikë. Këtyre ne u japim mbështetje më të madhe. Arbër Xhaferi vazhdon akoma të jetë margaritari dhe manjati i dijes së mirfilltë shkencore, intelektuale dhe empirike. Ky e njihte shpirtin e teorise politike apo filozofinë e saj. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Arbërin e madh dhe të pavdekshëm.