Arbër Ademi: Vendimi i VLEN-it për tubim në Tetovë, cenon sigurinë dhe qetësinë publike
Deputeti i BDI-së – Frontit Europian ka reaguar ndaj VLEN për vendimin e tyre që më 6 maj, sikurse Fronti Europian, të mbajnë tubimin përmbyllës në Tetovë, në Sheshin “Iliria”, transmeton TV21.
Ademi i ka bërë thirrje koalicionit opozitar që ta rishikojnë vendimin e tyre, pasi mbajtja e tubimit, do të cenonte sigurinë dhe qetësinë publike.
Sipas Ademit, një vendim i tillë i VLEN-it është edhe në kundërshtim me parimet për mirëkuptim dhe bashkëpunim.