Arbër Ademi: Fronti e betonoi deputetit e 4 në zonën e 5-të, vazhdojmë betejën për të mbrojtur çdo votë në zonën e 6-të
Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, ka shkruar se Fronti Evropian e ka betonuar deputetin e katërt në zonën e 5 zgjedhore, ndërsa do të vazhdojnë betejën për ta mbrojtur çdo votë në zonën e 6 zgjedhore.
“Në zonën 5, në vendvotimet ku kishte rivotim,
Më 8 maj Fronti Europian 373, ndërsa VLEN 339!
Më 22 maj Fronti Europian 638, ndërsa VLEN 65!
Fronti Europian e betonon deputetin e katërt! S’ka as aleancë jo parimore, as inzhinjering zgjedhor që mund ta minoj legjitimitetin!
Në zonën 6, vazhdojmë betejën për ta mbrojtur çdo votë të qytetarit dhe legjitimitetin e sovranit!”, ka shkruar Ademi.