Arben Taravari në Daily Click: Brenda mandatit, gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në emisionin Daily Click në TV21, theksoi se brenda mandatit gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe.
Taravari: “Këtë mandat, këto 4 vjet, gjuha shqipe do të qëndrojë në Kushtetutë jo si 20%, por gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe.
TV21: Në tërë territorin e Maqedonisë?
Taravari: Gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe dhe jo gjuha e 20% e atyre që jetojnë mbi 20% në Maqedoni po gjuha shqipe