June 29, 2024
Maqedoni

Arben Taravari me një porosi përkujton ditëlindjen e Arbër Xhaferit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët(ASH), Arben Taravari sot përmes një mesazhi ka përkujtuar ditëlindjen e ideologut dhe politikanit të njohur, Arbër Xhaferi.

“Duhet lexuar për shkak se duhet kuptuar më mirë pse jetojmë, pse kemi ardhur në këtë botë, pse ndodhin fenomene të ndryshme dhe, mbi të gjitha, për të fisnikëruar veten dhe shoqërinë ku jetojmë”, ka përcjellë thënien e Xhaferit, kreu i ASH-së. (INA)