Aparatet për votim me shenja gishtash do të arrijnë më 25 gusht
Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) e nënshkroi marrëveshjen me kompaninë gjermane “Dermalog”, e cila duhet t’i furnizojë terminalet e nevojshme për lexim të shenjave të gishtit, sistemin për funksionimin e tyre, ndërkaq do të kujdeset edhe për mirëmbajtjen e tyre në katër vitet e ardhshme, përkatësisht katër cikle zgjedhore. Marrëveshja është në vlerë prej rreth 11 milionë euro. 250 terminalet e para për lexim të shenjave të gishtërinjve që do të zbatohen në zgjedhjet lokale më 17 tetor këtë vit në vend duhet të arrijnë më 25 gusht, theksoi sot në intervistë për MIA-n kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
“Marrëveshja është arritur edhe krahas kësaj që e thatë ju softueri dhe terminalet këtu bëjnë pjesë edhe pajisja që do të thotë pajisje shtesë, pjesë reserve, këtu bën pjesë kutia përkatësisht valigjja e vogël klasike për ruajtje të pajisjes e cila gjithashtu është bërë sipas standardeve të caktuara në mënyrë që të mos thyhet, t’I rezistojë pluhurit, ujit, bateri litiumi, këtu janë kabllot për lidhje dhe e tërë pajisja. Me të është blerë edhe skaneri dhe terminali printues”, deklaroi Dashtevski.
Ai potencoi se marrëveshja i përfshin edhe shërbimet që kompania duhet t’ia ofrojë Komisionit në katër vitet e ardhshme.
“Shërbimet siç është definuar dje në marrëveshje, do të zgjasin jo vetëm për këtë proces zgjedhor, por do të zgjasin në katër vitet e ardhshme, servisim i pajisjes dhe zbatim i tërë procesit zgjedhor në kuptim të vënies së shenjave nga gishtat. Ajo që ishte dilemë në opinion se përse një marrëveshje e këtillë dhe si do të bëhet kjo, do të thotë është zgjidhur me këtë, sepse mbështetja servisore do të jetë 60 muaj, duke llogaritur nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe në pajtim me planin për mbështetje dhe mirëmbajtje të cekur në pjesën teknike të ofertës së bartësit të furnizimit, ndërsa bartësi i furnizimit është kompania me të cilën arritëm marrëveshje, kjo do të thotë se ato shërbime që do t’i ofrojnë janë, të jenë të pranishëm këtu në terren me 150 e më shumë inxhinierë, nëse vlerësojnë. Pas arritjes së marrëveshjes ata do të lidhin kontrata me kontraktues dhe subkontraktues që do t’u ndihmojnë këtu, për logjistikë”, thoitë Dashtevski.
Mes tjerash, sqaron se të punësuar nga kompania “Dermolog” do të bëjnë kontroll teknik të temrinaleve, do të duhet gjithashtu të bëjnë doracakë për përdorim që do t’i ketë secili kryetar dhe zëvendëskryetar i këshillit zgjedhor , bëhet fjalë për diku rreth 7.000 njerëz të cilët gjithashtu do të trajnohen. Të punësuar nga “Dermolog”, gjithashtu do ta bëjnë mbushjen dhe zbrazjen e terminaleve me të dhëna nga vendvotimi, ku do të përdoret terminali adekuat.
“Softuerin e tyre duhet ta lidhin me softuerin tonë dhe t’i mbushin terminalet me numra sipas Listës zgjedhore, përkatësisht sipas vendvotimeve”, thotë Dashtevski.
Thekson se si më të sigurt e zgjodhën variantin që terminalet t’i përmbajnë vetë të dhënat për personat të cilët do të votojnë në vendvotime. Terminalet nuk do të jenë të lidhura me internet, ndërkaq garantohet edhe siguria e të dhënave personale të qytetarëve.
Të punësuar të kompanisë “Dermalog” do të jenë mobile edhe në ditën e zgjedhjeve dhe në çdo KZHK do të ketë nga një apo dy inxhinierë të cilët vazhdimisht do të jenë në shërbim. Në fund të ditës zgjedhore terminalet do të merren nga këshillat zgjedhorë dhe të dhënat do të kthehen në server, më pas sërish do të kriptohen dhe do të kthehen në MPB.
Terminalet, sistemi, pajisja tjetër dhe shërbimet që “Dermalog” do t’I japë për katër cikle zgjedhore me radhë do të kushtojnë rreth 11 milionë euro.
Pagesa e kësaj shume, nëse i tërë procesi do të kryhet me sukses, do të jetë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, përkatësisht nga mesi I nëntorit të këtij viti.