May 4, 2024
Maqedoni

Antikorrupsioni kërkon shfuqizimin e balncerit

Komisioni antikorrupsion rekomandon që institucionet ta tërheqin nga përdorimi sistemin balancues i cili gjatë punësimeve në institucione ndihmon për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në baza etnike. Kjo për shkak se, siç deklaron kryetarja e komisionit për anti korrupsion, Biljana Ivanovska, në këtë institucion kanë arritur numër i madh i lëndëve me raste kur kandidatët për punësim, e kanë ndryshuar nacionalitetin, me qëllim që ti plotësojnë kushtet e kërkuara nga balancuesi e të punësohen. Ivanovska ka përmendur edhe rast konkret ku është konstatuar se në Agjencinë për Punësim, një kandidat maqedonas, është pranuar në punë si shqiptar.