Ansambli shqiptar fitues i festivalit të njohur të folklorit në Veliko Trnovo të Bullgarisë
Artistët e ansamblit për pesë netë me radhë kanë bërë një përfaqësim të jashtëzakonshëm. Para prezantimit në qytetin e Veliko Tărnovo artistët ishin të ftuar si grupi kryesor për tu prezantuar në koncert në qytetin e Razgradit. Artistët tonë u pritën nga nënkryetari i parë i komunës z.Dobrin Mladenov Dobrev i cili është zyrtar i parë të cilit iu dhurua plisi me llogon identifikuese dhe shamija e zonës së Kërçovës. Nënkryetarit Dobrev iu uroi artistëve mirëseardhje në këtë vizitë të parë në Bullgari duke i falemnderuar për dhuratat speciale që identifikojnë imazhin institucional, traditën dhe folklorin shqiptar në RMV. Drejtori Shkodran Tolaj zhvilloi takime te rendesishme me përfaqësues të grupeve pjesëmarrëse të festivalit ndëkombëtarë dhe me zyrtarët e komunës. Ansambli ynë ishte i përgatitur në nivel të lartë institucional me ç’rast keyetarit të komunës z.Danel Panov ansambli i dha medaljen e ansamblit si falemnderim për mikëpritje dhe bashkëpunim të suksesshëm. Drejtori Tolaj para të pranishmëve në fjalën e tij përshëndetëse potencoi rolin e Bullgarisë si qendër e bashkëpunimit ndërkulturor Ballkanik dhe nivelin e lartë profesional në fushën e muzikës e posaqërisht folklorit. Për drejtorin Tolaj pjesëmarrja e ansamblit shqiptar si institucion i ri ka rëndësi të veçantë dhe do të shërbejë si eksperiencë shumë e vlefshme në ngritjen e sipër artistike të tij. Profesionalizmi dhe puna e suksesshme e drejtuesit të ansamblit dhe angazhimi i artistëve të cilët me organizim të jashtëzakonshëm tash e dy vite kanë bërë një punë të pandërprerë në ngritje artistike u shpërblye në festivalin ndërkombëtar të folklorit në Bullgari. Në mesin e shumë ansambleve artistët tanë të përgatitur me program artistik dhe me veshje origjinale arritën që brenda pesë netëve të festivalit të veçohen nga të gjitha ansamblet tjera. 311 pikët maksimale të dhëna nga juria profesionale bënë që ansambli ynë të fiton çmimin e parë dhe të triumfojë fuqishëm në këtë prezantim.