September 19, 2024
Maqedoni

Anketë: Shumica e shqiptarëve janë opozitarë

Në një hulumtim të opinionit publik, që e ka realizuar nga IHR gjatë periudhës 7-21 nëntor të këtij viti, del se votuesi shqiptar është gati që ta dërgojë BDI-në në opozitë. Ashtu si në disa cikle zgjedhore, kur vota e shumicës shqiptare ka qenë opozitare, afërsisht del edhe në këtë anketë.

Kështu, në pyetjen se për kë do të votoje nëse opsioni është Lidhja Europiane për Ndryshim, në një anë, dhe në anën tjetër BDI-ASH në koalicion, nga përqindjet e gjeneruara në mandate deputetësh, del se fitues do të ishte koalicioni BDI-ASH me dy deputetë më shumë (BDI-ASH – 15 kundrejt LEN – 13 deputetë).
Por, në pyetjen se nëse në zgjedhje ASH-ja shkon me koalicionin Lidhja Europiane për Ndryshim, atëherë kjo e fundit do të ishte fituese absolute, duke marrë deri në 7 deputetë më shumë (BDI – 10 deputetë kundrejt 17 deputetë për LEN + ASH).

Ndërkaq, në pyetjen se nëse opsioni është që BDI-ja të shkojë vetë, ASH-ja vetë dhe, në anën tjetër, Lidhja Europiane për Ndryshim, në këtë rast fitues i zgjedhjeve do të ishte koalicioni Lidhja Europiane për Ndryshim, që do të merrte 14 deputetë, BDI-ja do të dilte me 13 deputetë, ndërsa ASH-ja në atë rast do të merrte 3 deputetë.

Arsye e dallimit të numrave krijohet varësisht nga koalicionet që krijohen dhe mandatet që digjen në zona të caktuara zgjedhore.
Pavarësisht si do të zhvillohen rrethanat, mesazhi i votuesit shqiptar në Maqedoninë e Veriut është se dëshiron rotacion. Kjo vërehet përmes votës së tij opozitare./lajmet.press