Anketa e NDI-së: Qytetarët të shqetësuar me çmimet e larta dhe rrogat e ulëta

Maqedoni

Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, 21,5 për qind e të anketuarve kanë thënë se do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, 13,9 për LSDM-në, 6,2 për BDI-në,  3.6 për BESA, 3.4 për Aleancën për Shqiptarët. Për Të majtën do të votonin 2,9 për qind, 16.7 nuk do të votojnë dhe një përqindje e lartë prej 18.3 ende nuk e dinë ose kanë vendosur se për kë do të votojnë. Kështu tregon anketa e NDI-së e realizuar në terren nga data 13 deri në 24 prill me 1 003 të anketuar

56 për qind e qytetarëve në anketën  e NDI mendojnë se shteti po ecën në drejtimin e gabuar, kundrejt 11,1 për qind që thonë se po ecën në drejtimin e duhur. 31.3 për qind janë neutralë dhe thonë se nuk po lëviz as në drejtimin e duhur e as në të gabuar, dhe vetëm një përqindje e vogël prej 1.6 për qind thonë se nuk e dinë. Arsyeja kryesore për ata që besojnë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar është korrupsioni dhe krimi me 18 për qind, i ndjekur nga çmimet e larta dhe inflacioni me 15.3, politikat e dobëta dhe performanca e qeverisë me 14.2 për qind, pastaj varfëria dhe standardet e ulëta të jetesës me 7.8 për qind. Ndërkaq,  3 për qind, si arsye përmendin negociatat me BE-në dhe problemet me Bullgarinë. Integrimi në BE dhe çështja e hapur me Bullgarinë është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet shteti vetëm për 6,7 për qind të qytetarëve dhe është në vendin e pestë sipas anketës, ku mbizotërojnë problemet ekonomike.

Related posts

VMRO-DPMNE: Së shpejti detajet e koalicionit me ASh-AAA-në

Lideri2 MK

Ndërroi jetë dr. Ardita Dalipi në Çikago

Lideri MK

“Titanik II”, Prokuroria kërkon dënim me burg për Mijallkovin e Thaçin

Lideri2 MK