May 2, 2024
Rajon - Botë

Anglia raporton 0 vdekje nga Covid-19

Për herë të parë që nga korriku i vitit të kaluar në Angli nuk është regjistruar asnjë vdekje si pasojë e Covid-19. Mediat e huaja bëjnë me dije se asnjë vdekje nuk është regjistruar po ashtu edhe në Skoci e Irlandën e Veriut të hënën. Kurse në Uells u raportuan të paktën katër humbje jete. Edhe pse shifrat janë gjithnjë të ulëta pas fundjavës, mediat raportojnë se të dhënat sugjerojnë që kombinimi i karantinës me vaksinat kanë dhënë efektin e dëshiruar duke e ulur numrin e të vdekurve.